Biznes

Facebook rrit numrin e punëtorëve

Aug 24 2009
0 Shpërndarje
Facebook rrit numrin e punëtorëve

Në një intervistë për Bloomberg ai deklaroi se ka një numër të theksuar të inxhinierëve dhe zhvilluesve që po kërkojnë punë, dhe duke pasur parasysh rritjen e vazhdueshme të të hyrave të Facebook dhe kërkesën për njerëz të tillë, kompani e tij është vendi i duhur për ta.

Nëse ju kujtohet, Facebook pati vendosur si cak punësimin e 1.000 punëtorëve deri në fund të vitit 2008, por recesioni i tregut pengoi atë cak. Por megjithatë sot kompania numëron ka 1.000 punëtorë.

Por Zuckerberg gjithashtu ka thënë se po tenton të mbajë kostot sa më të ulëta ashtu që kompania më në fund të arrijë profit. Facebook ka qenë vazhdimisht duke mbajtur dyert e hapura për punëtorë, megjithëse nuk e bënë këtë në stil të Google.

“Gjëja që unë dëshirojë t’ua përkujtojë njerëzve është se ne jemi më afër fillimit sesa fundit” tha Zuckerberg në intervistën për Bloomberg, duke shpjeguar sesi ka lëvizur Facebook nga një objekt i vogël, në një ndërtesë të madhe me zyre për shkak se i nevojitej një bazë më e madhe. “Shumë ndërtesa mund të tregojnë atë se prej çfarë je. Më shumë më pëlqen objekti ynë për shkak se i ngjason një garazhe të madhe”.

Në fund ai deklaroi se shpreson që Facebook të arrijë në një miliard përdorues, e në anë tjetër dihet se tani është arritur pothuajse çereku i kësaj shifre dhe shpresat e tij nuk janë të kota.

Lajmet e fundit>