Analiza

Facebook, rrjeti numër një në botë

Jun 11 2012
0 Shpërndarje
Facebook, rrjeti numër një në botë

Strategu i medieve sociale, Vicenzo Cosenza, të paktën dy herë në vit (në qershor dhe dhjetor) azhurnon hartën e vet të rrjeteve sociale, në të cilën paraqet rrjetet më të popullarizuara në 137 shtete në mbarë botën. 

Botimi për muajin qershor të këtij viti është publikuar sot nga Cosenza dhe tregon qartë se Facebook kryeson në pothuajse tërë globin. 

Sipas të dhënave të trafikut të hulumtuara nga Cosenza, Facebook është numri një në 126 nga 137 shtete që ishin analizuar. Evropa është kontinenti me më së shumti përdorues të Facebook, rreth 232 milionë, ndërsa Amerika Veriore ka 222 milionë dhe Azia ka 219 milionë përdorues. 

Kur ta shihni këtë do të vëreni se si ngjyrat e hartave kanë ndryshuar gjatë viteve, që tregon se si Facebook mposhti konkurrentët e vet në tërë botën. 

Ja disa gjëra që nuk janë edhe aq të befasishme: 

VKontakte dhe Odnoklassniki mbesin të fuqishëm në shtetet ku flitet rusisthja 

QZone i Tencent është ende kryesues në Kinë 

-Rrjeti më i popullarizuar në Vietnam është Zing 

-Njerëzit në Iran e pëlqejnë më tepër Cloob se sa Facebook 

Drauglem është më i përdoruri në Letoni 

Dhe ja tabela që paraqet se cili është rrjeti i dytë në shtete të ndryshme europiane, Shtetet e Bashkuara, Brazil, Kinë, Indi, Rusi, Mbretëri të Bashkuar, Australi, Kanada dhe Japoni. Siç duket, LinkedIn, Badoo dhe Twitter janë duke e zënë vendin e dytë me vetëm disa përjashtime. (PCWorld Albanian)  

Lajmet e fundit>