Biznes

Facebook sfidon Google me qendra të hapura të të dhënave

Apr 8 2011
0 Shpërndarje
Facebook sfidon Google me qendra të hapura të të dhënave

Në një kontrast të madh me Google, që vazhdimisht ruan lokacionin dhe çfarëdo detaje tjera rreth serverëve të saj në formë sekrete, Facebook ka bërë një qasje të hapur dhe u ka mundësuar zhvilluesve një qasje të plotë në fuqitë punuese kompjuterike prapa faqes së tyre.

Në shkëmbim për lejimin e zhvilluesve që të qasen dhe të shohin serverët e Facebook, faqja e rrjetit social do të jetë në gjendje të përfitojë nga një ekosistem më i madh i programerëve dhe inxhinierëve që do të jenë në gjendje të përmirësojnë operacionet e saja – pa pasur nevojë të paguajnë më shumë staf.

“Duke lansuar teknologjitë Open Compute Project si harduer të hapur, na shfaqet caku ynë për të zhvilluar server dhe qendra të të dhënave që ndjekin modelin në formë tradicionale të lidhur me projektet e softuerit me kod të hapur. Hapi jonë i parë ndërlidhet me shpalosjen e specifikave dhe vizatimeve mekanike. Hapi i dytë është puna me komunitetin për t’i përmirësuar ato” shpjegoi një punëtorë i Facebook.

Sipas faqes teknologjike, ars technica, Facebook ka hapur një front tërësisht të ri me rivalin e saj Google rreth talentit teknologjik dhe dollarëve të reklamave. Jon Stokes, një gazetarë i kësaj faqeje, tha: “Në vend se thjeshtë të punësojë inxhinierët e Google, shërbimi social tani po synon të bëjë për qendrat e saja të të dhënave atë që po bënë Google me Android – që i bie, një qasje me kod të hapur që do t’i lë kompanitë të thithin energjinë dhe të kuptojnë sesi punojnë ekosistemet më të mëdha të programerëve dhe inxhinierëve për të bërë biznesin e reklamave shumë më profitabil./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>