Lajmet

Facebook shpërblehet me miliona dollarë për shkak të keqpërdorimit të emrit të tij

May 2 2013
0 Shpërndarje
Facebook shpërblehet me miliona dollarë për shkak të keqpërdorimit të emrit të tij

Edhe pse mund të jetë dukur si biznes me leverdi, përdorimi i disa domeinëve të ngjashëm me atë të rrjetit shoqëror Facebook siç duket mund të jetë edhe ndëshkues.

Kështu gjatë të martës, Gjykata e Qarkut në Karolinën Veriore në Shtetet e Bashkuara vendosi në favor të ndërmarrjes Facebook për përdorimin e qëllimshëm për të hutuar përdoruesit në lidhje me domeine të ngjashëm me rrjetin Facebook dhe dërgimit të tyre në faqe të tjera që nuk kanë të bëjnë me këtë rrjet.

11 të pandehurit në këtë rast janë urdhëruar që të paguajnë rrjetin shoqëror për dëmet nga 5,000 deri në 25,000 dollarë për domein, me pagesa shtesë duke u bazuar në llojin e veprimit të keq nga këto faqe si ridërgimi i vizitorëve në faqe të tjera. Secilit po ashtu iu ishin marrë të drejtat për domeinët e tyre dhe i ishin kaluar ndërmarrjes.

Në përgjithësi, Facebook ishte shpërblyer me 2.79 milionë dollarë, pasi gjykata vendosi që këta persona qëllimisht janë munduar që të përfitojnë para duke i hutuar përdoruesit e rrjetit shoqëror Facebook, ku i pandehuri Newgate ishte personi më i ndëshkuar sa i përket shumës së të hollave që ai duhet t’ia paguajë ndërmarrjes Facebook.

Newgate është vendosur që të paguajë 1.34 milionë dollarë për 47 domeinë të cenuar, 4 nga të cilët dërgonin vizitorët në faqet e Produkteve Cleanser. Michael Suggs, që është posedues i një koleksioni të emrave të domeinëve duke përfshirë faccbook.com, facceook.com dhe facecbook.com, është urdhëruar që të paguajë 705,000 dollarë. Disa nga faqet e Suggs dërgonin në faqet e Produkteve Cleanser. (PCWorld Albanian)

facebook gjykata

Lajmet e fundit>