Biznes

Facebook shton butonin “dhuro tani” për të ndihmuar Organizatat Jofitimprurëse (OJF)

Dec 17 2013
0 Shpërndarje
Facebook shton butonin “dhuro tani” për të ndihmuar Organizatat Jofitimprurëse (OJF)

World-Wildlife-FundFacebook ka menduar të shtojë butonin “dhuro tani” për të lehtësuar kontributet bamirëse ndaj Organizatave Jofitimprurëse nëpërmjet këtij rrjeti social.

Përdoruesit mund të dhurojnë duke përdorur butonin e integruar në profilet e këtyre organizatave. Aktualisht butoni lejon përdoruesit të dhurojnë para sipas shumave të paracaktuara 10 $, 25 $, 100 $ ose 250 $ duke përdorur kartë krediti, kartë debiti ose PayPal.

water-dot-org-donate-640x364Përdoruesit i ofrohet mundësia e dhurimit edhe nëpërmjet postimeve të organizatave që shfaqen në faqen kryesore (News Feed) pasi ky buton do të jetë gjithashtu i integruar tek të gjitha postimet.

Në këtë rast donatorët mund të përcaktojnë manualisht shumën që dëshirojnë duke mos u kufizuar nga shumat e paracaktuara të listuara më sipër. Momentalisht Facebook ka krijuar partneritet vetëm me 18 Organizata Jofitimprurëse, por kompania shpreson që në javët në vazhdim të shtojë shumë më tepër partnerë. Në këtë plan nuk përfshihet krijimi i partneritetit me organizata që nuk janë OJF.

Facebook ka testuar fillimisht këtë opsion gjatë muajit nëntor kur lejoi përdoruesit që të ofronin kontributin e tyre ndaj Kryqit të Kuq për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve qe po vuanin pasojat e tajfunit vdekjeprurës në Filipine.

Një përfaqësues i Facebook-ut nuk ka pranuar të komentojë lidhur me shumën e parave të fituara nëpërmjet kësaj fushate, por në këtë rast përdoruesit kanë pasur mundësi të dhurojnë duke shtypur butonin “Donate Now” në një lajmërim të shfaqur në krye të faqes kryesore.

Screen-Shot-2013-12-16-at-9.52.16-AM-640x279Ky opsion është shfaqur fillimisht në versionin e Facebook-ut në ueb dhe është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit në SHBA.

Nuk është përcaktuar ende se kur do të shtohet ky opsion në versionin mobil megjithatë, përfaqësuesi i kompanisë është shprehur se integrimi mobil përbën prioritet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>