Lajmet

Facebook shton butonin “Donate” që pordëruesit të kontribuojnë kundra virusit Ebola

Nov 7 2014
0 Shpërndarje
Facebook shton butonin “Donate” që pordëruesit të kontribuojnë kundra virusit Ebola

447602-facebook-donate-to-ebolaRrjeti social Facebook do të shtojë butonin “Dhuro tani” në Furnizuesin e Lajmeve të përdoruesve, për qëllim grumbullimin e parave, të cilat do të përdoren për fushatën kundër sëmundjes Ebola.

Përdoruesit e Facebook do të shohin një mesazh në fillim të faqes së tyre, butonin “Donate” që do t`i lejojë ata që të dhurojnë për sëmundjen Ebola.

Butoni do të lejojë gjithashtu përdoruesit të kontribuojnë tek një nga organizatat fitimprurëse si: Medical Corps, American Red Cross dhe Save The Children. Këto organizata kanë dhënë një ndihmesë të madhe për luftën kundër virusit Ebola, që ka prekur disa shtete të Afrikës Perendimore, si Sierra Leone, Guine dhe Liberi.

Në një postim të bërë në Facebook, Mark Zuckerberg njoftoi se do të bashkëpunojnë me UNICEF-in për të ndihmuar në zbulimin, trajtimin dhe parandalimin e sëmundjes Ebola. “Parandalimi i sëmundjes Ebola është një sfidë e rëndësishme globale, dhe së bashku ne mund të bëjmë diferencën,” shkroi Zuckerberg në faqen e tij zyrtare në Facebook. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>