Lajmet

Facebook shton mbështetjen për folderë në Facebook Home

Jul 9 2013
0 Shpërndarje
Facebook shton mbështetjen për folderë në Facebook Home

facebook home2Facebook gjatë të hënës ka përditësuar Facebook Home duke shtuar folderë, si një rrugë e thjeshtë për të ruajtur dhe organizuar aplikacione, tek lëshuesi i vet ekzistues.

Njëra nga ankesat më të mëdha nga ata që e shkarkuan Facebook Home ishte mungesa e folderëve për të organizuar aplikacionet.

Pas marrjes së vlerësimit prej një ylli në Google Play, rrjeti shoqëror ka shqyrtuar më me hollësi dhe është përpjekur për të përmirësuar disa nga problemet.

Në mesin e problemeve është edhe mungesa e një vendi për aplikacionet e përdorura shpesh, përveç mbështetjes që mungon për folderë. Përveç kësaj, ndërmarrja është duke punuar në mbështetjen për “widget”, një tjetër kërkesë e shpeshtë nga përdoruesit e Android-it, një lëvizje që do ta vendos Home në një nivel më mesatar me lëshuesit e tjerë në Android.

Facebook Home u lëshua gjatë prillit të këtij viti dhe është në dispozicion vetëm në disa versione të caktuara të smartfonëve HTC dhe Samsung. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>