Lajmet

Facebook shton një opsion të ri për përditësimet nga faqet e pëlqyera

Nov 15 2012
0 Shpërndarje
Facebook shton një opsion të ri për përditësimet nga faqet e pëlqyera

Facebook-u pa dashje mund të ketë fshirë një version të vjetër të furnizuesit me lajme (ang. News Feed), që paraqiste një mori të postimeve se sa versionet e tanishme, më herët gjatë kësaj jave.

Por kjo nuk nënkupton që rrjeti shoqëror ka ndaluar së rregulluari këtë. Duke u paraqitur ngadalë për të gjithë përdoruesit, duke filluar nga dita e mërkurë, përditësimi nënkupton që ju mund t’i shihni përditësimet vetëm nga faqet në Facebook.

Opsioni i ri redukton përditësimet, duke i parë vetëm postimet e bëra nga faqet të cilat i keni pëlqyer , gjë e cila është një lajm i mirë për biznese, brende të konsumatorëve, skuadra sportive etj.

Ju do të shihni një opsion “Pages Feed” në anën e majtë të ballinës suaj.

Shikimi vetëm i faqeve vjen teksa disa ndërmarrje janë duke u nervozuar shumë për furnizuesin me lajme.

Zotëruesi i Dallas Mavericks, Mark Cuban, për shembull, të martën ishte duke shqyrtuar opsionin e shpërnguljes së pranisë së tij nga Facebok në Tubmlr.

Cuban cicëroi nervozizmin e tij për faktin që Facebook vendosi si të rekomanduar çmimin prej 3,000 dollarësh për të “reklamuar” postimet e Mavericks në një nivel që do të arrinte tek më tepër se gjysmë milionë dashamirës të skuadrës. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>