Lajmet

Facebook shton opsionin për paraqitje të shkathtësive profesionale

Sep 9 2013
0 Shpërndarje
Facebook shton opsionin për paraqitje të shkathtësive profesionale

facebookNë atë që mund të shihet si një kopjim i LinkedIn, Facebook ka shtuar një opsion që mund të zbulohet tërësisht për “shkathtësitë profesionale” për profilet e përdoruesve të vet.

Ndryshimi delikat, i zbuluar nga një blog i quajtur Sociobits.org, duket që është shikuar në heshtje javën e kaluar.

Facebook nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për të dhënë sqarime për këtë opsion.

Kategoria e re duket të jetë si një opsion në seksionin About të profilit në Facebook nën Puna dhe Edukimi.

Një klikim i thjeshtë në butonin për editim afër ballinës zbulon kategorinë e re që automatikisht ofron lidhje tek faqet e përqendruara në shkathtësitë që përdoruesi ka shkruar.

proskllsscrnsht1

Kur një përdorues klikon në njërën nga shkathtësitë e paraqitura profesionale, ata dërgohen tek një faqe që paraqet shokët ekzistues me interesa të ngjashme në atë shkathtësi e po ashtu edhe faqet, grupet e ngjashme dhe një listë me njerëzit e rinj që përdoruesi mund t’i njohë që kanë shprehur një interesim në atë shkathtësi profesionale.

Ndoshta më e rëndësishmja, etiketimi i një profili me një listë të shkathtësive profesionale në çast e bën profilin e përdoruesit më të lehtë për gjetje për punonjësit që janë duke shikuar për ndonjë lloj të caktuar punësimi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>