Softuer

Facebook shton veçorinë e re Ticker

Aug 20 2011
0 Shpërndarje
Facebook shton veçorinë e re Ticker

Facebook ka filluar paraqitjen e një veçorie të re të quajtur Ticker, që do të shfaq përditësime në kohë reale. Funksionaliteti i ri do të veçohet me përditësime të statusit, likes, postime fotografish dhe çka nuk po ndodh, gjersa çdo gjë ndodh në Facebook. 

Ticker nuk do të zëvendësojë furnizuesin e tanishëm me lajme, por në vend të kësaj ai do të shfaqet në anën e djathtë të tij. Facebook News Feed do të fokusohet çdo herë e më shumë në gjërat kryesore apo në top temat, ndërsa përsëritja do të tentohet të evitohet.

Deri tani vetëm pak përdorues kanë arritur ta shohin këtë ndryshim të ri, por besohet se të gjithë përdoruesit do të jenë gati me kohë për të bërë kalimin. Ticker pritet që të nxis edhe më shumë komentimin dhe pëlqimin e postimeve, por kjo mbetet të shihet. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>