Lajmet

Facebook shton zërin dhe videon në aplikacionin iOS

Feb 5 2013
0 Shpërndarje
Facebook shton zërin dhe videon në aplikacionin iOS

Facebook lançoi një version të përditësuar të aplikacionit të vet universal për iPhone dhe iPad gjatë fundjavës, duke shtuar zëri dhe videon.

Përditësimi gjithashtu përmirëson aftësinë e aplikacionit për të lejuar përdoruesit të kuptojnë kur një mik është afër.

Shumica e përmirësimeve jane kryer mbi mesazhet e aplikacionit. Facebook tani ju lejon të merrni dhe bashkangjitni një foto ndërkohë që krijoni një mesazhi—gjithashtu mund të krijoni një mesazh të shkurtër zanor. (funksioni i zërit kërkon që të shtypni dhe mbani butonin rekord gjatë mesazhit, në vend të një modeli click-on/click-off në fillim dhe në fund.)

Funksionet video janë më pak të dukshme brenda aplikacionit: Kur jeni duke përditësuar statusin tuaj, shtypni ikonën kamera në menunë dhe keni mundësinë për të bërë një foto ose rregjistruar nje video.

Facebook nuk specifikon një afat kohor për sasinë e videos që mund të bëni brenda aplikacionit, por nga provat e kryera për te rregjistruar nje video prej gjysem minute u pa se pas pak video u zhduk. Gjithsesi nje video prej 5 sekondash u ngarkua ne rregull.

Facebook gjithashtu premton se “afrimi” tab është përmirësuar, duke e bërë më të lehtë për të “ndarë informacione dhe për të aksesuar rrjete” në vendet e preferuara duke përdorur tab.

Facebook 5.4.1 është falas, dhe në përputhje me të gjitha pajisjet që ekzekutojnë iOS 4.3 ose më te përditësuara. (PCWorld Albanian)

facebook ios

Lajmet e fundit>