Lajmet

Facebook shtrinë më tej teknologjinë e njohjes së fytyrës

Jun 8 2011
0 Shpërndarje
Facebook shtrinë më tej teknologjinë e njohjes së fytyrës

Facebook ka bërë të ditur se përdoruesit mund të aktivizojnë teknologjinë e njohjes së fytyrës, që është publikuar gjatë vitit të kaluar por nuk ishte ofruar për të gjithë përdoruesit.

Megjithatë, tani e tutje shumica do të kenë mundësi ta vënë në funksion këtë teknologji. 

Njohja e fytyrës sipas Facebook, do t’ju mundësojë përdoruesve në rastet kur miqtë e tyre i etiketojnë në fotografi, të kenë lehtësia për shkak se do të sugjerohen emra të atyre që duket se janë të pranishëm në fotografi.

Facebook nuk do t’ju shtojë në mënyrë automatike në fotografi, megjithëse kjo teknikisht është e mundshme. 

Personi që etiketohet në fotografi nuk ka mundësinë të miratojë etiketat. Në vend të kësaj, ju keni mundësinë të largoni etiketën apo të fikni opsionin e etiketimit.

Nëse dëshironi të vëni në funksion këtë veçori kaloni tek “Costumize Settings”, më pas “Things others share” dhe editoni “Suggest photos of me”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>