Lajmet

Facebook sjell fotot 360 gradëshe në telefonin tuaj: Ja sesi ti realizoni

Aug 23 2017
0 Shpërndarje
Kjo është hera e parë që ky format ka arritur gjer tek fotot e kopertinës. Sa i përket pjesës teknike, ato sillen si çdo foto e zakonshme në Facebook. Facebook sjell fotot 360 gradëshe në telefonin tuaj: Ja sesi ti realizoni

Facebook është një prej mbështetësve më të mëdhenj të fotove dhe videove 360 gradëshe. Së fundi rrjeti social do të shtojë mbështetjen për fotot 360 gradëshe të realizuar brenda vetë aplikacionit të Facebook.

360 Photo do të jetë i disponueshëm në iOS dhe Android duke filluar nga dita e sotme mbi të cilat përdoruesit mund të etiketojnë miqtë. Gjithashtu përdoruesit mund ti përdoren edhe si foto kopertine në profilin e tyre nga çdo burim.

Kjo është hera e parë që ky format ka arritur gjer tek fotot e kopertinës. Sa i përket pjesës teknike, ato sillen si çdo foto e zakonshme në Facebook.

Me fjalë të tjera mund ti publikoni në albume së bashku me imazhet e tjera standarde, ti publikoni në Timeline tuaj por edhe në grupe.

Realizimi i tyre me kamerën e Facebook është një eksperiencë e thjeshtë. Rrjeti social thotë se për të përmirësuar cilësinë e tyre shfrytëzon teknika të inteligjencës artificiale të cilat automatikisht ruajnë formatin ndërsa rrotulloni telefonin në stilin e një panorame.

Ja sesi të realizoni imazhe 360 gradëshe në aplikacionin Facebook:

  1. Hapni aplikacionin Facebook dhe klikonin opsionin 360 Photo në krye të News Feed ku përditësoni statusin
  2. Shtypni butonin blu dhe ndiqni trajektorin nga fillim deri në fund për të kompletuar panoramën
  3. Përzgjidhni një pikë fillimi të fotos suaj dhe shpërndajeni. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>