Lajmet

Facebook sjell më në fund një buton “Dislike,” por jo ai që të gjithë duan

Mar 6 2017
0 Shpërndarje
Përdoruesit e Facebook kanë kërkuar që buton "Dislike" prej vitesh dhe tani rrjeti social më në fund ka plotësuar kërkesën e tyre ... në Messenger. Facebook sjell më në fund një buton “Dislike,” por jo ai që të gjithë duan Photo Source: Getty Images

Rrjeti social vazhdimisht i ka rezistuar këtij tundimi, një butoni “Dislike” për postimet në Facebook, një frikë e cila për drejtuesit mund të përfundonte në poshtërimin e përdoruesve deri në largimin e tyre nga platforma.

Testimet kanë filluar në aplikacionin e komunikimit Messenger ku përdoruesit mund të dërgojnë reagimin e tyre nëpërmjet një seti emoji-sh.

Duke mbajtur mausin gishtin mbi një mesazh, përdoruesit mund të përgjigjen një mesazhi me emoji si: “Love,” “Lol,” “Wow,” “Sad,” “Angry,” gishti lart ose gishti poshtë.

Kjo formë reagimesh do të jenë e disponueshme për të gjithë dhe përdoruesit mund të shohin listën e plotë të emoji-ve të dërguara nga një bisedë.

Facebook bëri të ditur se emoji po testohen me një numër të kufizuar përdoruesisht. Reagimet erdhën për herë të parë në rrjetin social vitin e kaluar ku shumë përdorues shprehën zhgënjimin e tyre për mungesën e një butoni “Dislike.”

Zuckerberg krenohej me 300 miliard reagimet e dërguara në 12 muajt e fundit. Emoji në formë zemre ishte më i përdoruri. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>