Lajmet

Facebook sjell në Messenger.com funksionalitetin e kërkimit të tekstit brenda bisedave

Dec 29 2016
0 Shpërndarje
Facebook sjell në Messenger.com funksionalitetin e kërkimit të tekstit brenda bisedave

facebook-messenger-webFacebook publikoi përditësimin e radhës në ueb aplikacionin Messenger.com i cili bën të mundur kërkimin e një tekstit specifik në bisedat individuale.

Funksionaliteti i cili u bë i disponueshëm vite më parë në Facebook.com, ndërsa tani është pjesë e Messenger.com konfirmoi një zëdhënës i rrjetit social. Megjithatë ai nuk komentoi se kur do të ishte pjesë e Messenger në Android, iOS dhe Windows 10.

Si të përdorni funksionalitetin e ri?

Ekzistojnë dy mënyra për tu qasur në funksionalitetin më të ri në Messenger.com:

1. Klikoni brenda kutisë “Search Messenger” dhe shkruani fjalën që doni të kërkoni. Më pas përzgjedhni kontaktet, njerëzit, bizneset ose klikoni opsionin në krye “Search Messages for …” Aty do të vëreni referencat e shfaqura për secilin prej bisedave.

2. Kur jeni brenda një bisedë mjafton të klikonin ikonën e përfaqësuar nga “i” në skajin e djathtë lart. Një dritare e re me disa opsione do të shfaqet përfshi opsionin “Search in Conversation.” Pasi të keni klikuar mbi të shkruani termin e dëshiruar. Përmes shigjetave poshtë dhe lart mund të shfletoni referencat. (PCWorld Albanian)

Tags >

Messenger
Lajmet e fundit>