Lajmet

Facebook sjell për Messenger lojëra që janë njësoj si lentet Snappable të Snapchat

Aug 9 2018
0 Shpërndarje
Tipari më i ri i Facebook në Messenger lejon përdoruesit të luajnë lojëra të realitetit të shtuar me deri në gjashtë miq Facebook sjell për Messenger lojëra që janë njësoj si lentet Snappable të Snapchat

Tipari më i ri i Facebook në Messenger lejon përdoruesit të luajnë lojëra të realitetit të shtuar me deri në gjashtë miq. Është duke u zhvilluar sot me dy lojëra: e para, Don’t Smile, e cila sfidon përdoruesit që të mos buzëqeshin dhe Asteroids Attack, që përfshin lundrimin e një anije kozmike.

Për t’i përdorur ato, sigurohuni që të jeni në versionin më të fundit të Messenger. Pastaj, hapni një bisedë ekzistuese ose gjeni se me kë dëshironi të bisedoni, dhe prekni ikonën e videos në këndin e sipërm të djathtë të ekranit. Prekni butonin yll dhe zgjidhni një nga lojrat AR.

Personi ose grupi me të cilin po bisedoni me video do të marrë një njoftim që tregon momentin për të luajtur. Nëse ata e pranojnë, të gjithë do të vendosen në një video bisedë të drejtpërdrejtë ku loja do të fillojë me kamerat e drejtuara në fytyrat e secilit.

Snapchat gjithashtu ka eksperimentuar me lojëra AR që shfaqen në fytyrat e përdoruesve. Kompania filloi versionin e saj, të quajtur Snappables, në Prill dhe raportohet se po shqyrton një shtytje më të madhe në hapësirën e lojrave.

Ndërkohë, Facebook ka pasur prej kohësh lojëra të zakonshme në Messenger, dhe është e lehtë të imagjinohet që kompania të sjellë këto lojëra AR në Instagram, ku shumë njerëz tashmë përdorin video bisedat. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>