Lajmet

Facebook sjellë Instagramin në Ueb

Jul 23 2012
0 Shpërndarje
Facebook sjellë Instagramin në Ueb

Facebook mund të  jetë duke planifikuar që të zhvillojë një prani online për Instagram.  Shërbimi falas për shpërndarje të fotografive deri më tani ka qenë si një aplikacion mjaft i sukessshëm, por ka qenë i kufizuar në botën e celularëve.

Pasiqë Facebook tani është një ndërmarrje publike dhe sepse kjo ndërmarrje bleu Instagramin për mjaft para, mund të themi që anëtarët e kësaj ndërmarrjeje mbase edhe mund të jenë duke u munduar që të gjejnë rrugë për ta përdorur Instagramin për të sjellë të hyra më të mëdha nga ky aplikacion. 

Dizajneri i Uebit Cole Reinke gjeti një lidhje interesante në faqen zyrtare të Instagram që sugjeron se Facebook mund të testojë një zgjerim. Për momentin, faqja e Instagram është pothuajse shërbim “i kotë”. Ju mund ta përdorni atë për të kryer funksione bazike si ndryshimi i fjalëkalimit, ndryshimi  i profilit dhe menaxhimi i aplikacioneve tuaja, por kjo është e tëra  për të.

Ashtu siç mund ta shihni Reinke gjeti një lidhje “View Profile” kur ai u kyç në llogarinë e tij. Ja se çfarë tha ai në Tumblr kur e  shpërndau pamjen: “Profilet online të Instagram vijnë së shpejti? Klikimi në lidhje më drejtoi tek një gabim 404 në adresën e profilit tim. Kur u mundova të shikojë nëse ende ishte atje tre orë më pas, ajo u zhduk. Por para se ta shihja opsionin, Instagram u ndal për një minutë ose dy.”

Instagram për momentin rekomandon përdorimin e ndonjërit nga gjashtë Ueb faqet dhe  softuerët e palës së tretë për t’i parë fotografitë. Ja se çfarë rekomandon ndërmarrja në një dokument në Qendrën e Ndihmës të titulluar “Shikoni fotografitë tuaja në Ueb”.  

Derisa ende jemi duke zhvilluar praninë tonë në instagram.com, ne ju këshillojmë që të shihni faqet e palës së tretë që janë krijuar për të përdorur API-në zyrtare të Instagramit. Ne kemi listuar disa nga  ato faqe dhe aplikacione më poshtë. 

Pamja në Ueb 

·         Gramfeed 

·         Instagrid 

·         Webstagram 

·         INK361 

·         Instagreat 

·         Photogram.co 

Vini re se si fjalia “ne ende jemi duke zhvilluar praninë tonë në Ueb” na bën të kuptojmë se është duke u punuar në krijimin e një Ueb faqeje funksionale. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>