Siguri

Facebook sulmohet nga “My 1st [email protected]

Jan 9 2011
0 Shpërndarje
Facebook sulmohet nga “My 1st St@tus”

Sipas Sophos, postimet në mur që bëhen duke thënë se do të bëhet postimi i parë në status, janë duke e mbushur faqen që nga dita e enjte, kur edhe u paraqit për herë të parë kjo gjë.

Porositë përmbanin: “Statusi im i parë (My 1st [email protected]) ishte: “[porosi e rastit]”. Kjo ishte postuar në [datën e rastit] Gjeni statusin tuaj të parë (1st [email protected] @) [Lidhje]”.

Kur shtypet lidhja, përdoruesit dërgohen në një aplikacion në Facebook që kërkon leje për qasje në llogarinë e përdoruesit dhe leje për të postuar me emrin e përdoruesit. Aplikacioni do të dërgojë spam me të njëjten porosi tek të gjitha llogaritë e shokëve që e përcjelin përdoruesin

Nëse leja garantohet, përdoruesi do të përkrahet mëtutje që të plotësojë një analizë të pavërtetë, ku nganjëherë pyetet që të shkruajë numrat e telefonave të tyre celularë për një shërbim të nivelit premium, kështu që ata që ndodhen prapa këtij sulmi fitojnë para.

Si gjithmonë, përdoruesit e rrjetit Facebook këshillohen që të kenë kujdes nga ndonjë aplikacion i palës së tretë që pyet qasje në llogaritë e tyre. Për këto sulme keqdashëse ose të ngjajshme, Sophos’ Graham Cluley ka postuar një video që tregon se si të fshihet një llogari e infektuar në Facebook.

Lajmet e fundit>