Lajmet

Facebook synon të jetë rrjeti juaj social i zyrës

Nov 17 2014
0 Shpërndarje
Facebook synon të jetë rrjeti juaj social i zyrës

Notifications-786x305Sipas një raporti nga Financial Times gjatë të dielës, Facebook është duke punuar në një shërbim të ri të quajtur “Facebook at Work” që synon të ju ofrojë një hapësirë rrjetëzimi social biznesi. Sipas raportit, “Facebook at Work” do të duket ngjashëm me shërbimin kryesor, i mbushur me furnizuesin me përditësime dhe grupe, por do t’iu mundësojë përdoruesve që ta mbajnë një profil të ndarë pune e po ashtu edhe një profil personal.

Facebook është raportuar që ka qenë duke punuar në këtë mjet për të paktën një vit dhe ka filluar testimin me kompanitë e jashtme teksa afrohet lëshimi. Mjetet e popullarizuara si Slack dhe Yammer përdoren në shumë biznese për rrjete të brendshme sociale;Facebook tani dëshiron të futet në këtë fushë.

Është interesante që Facebook është duke bërë përpjekje për të kaluar në hapësirën e rrjetëzimit social të bizneseve, teksa shumë punëdhënës në mënyrë aktive i dekurajojnë punëtorët e vet për përdorimin e rrjetit social gjatë orëve të punës. Me 1.3 miliardë përdorues aktivë mujorë, Facebook me siguri është duke shikuar që të shtojë burime shtesë të përdoruesve dhe të sjell një rritje në të hyra për të ardhmen, kështu që zgjerimi në biznese do të mund të garantonte jo vetëm rritje të numrit të përdoruesve, por edhe rritje të të hyrave. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>