Lajmet

Facebook tani do të ketë 50% më pak ndërprerje në iOS

Aug 13 2014
0 Shpërndarje
Facebook tani do të ketë 50% më pak ndërprerje në iOS

854208087448752272Nëse e përdorni aplikacionin zyrtar të Facebook-ut në iPhone, me siguri do të jeni të lumtur që ky rrjet social ka larguar një vrimë madhore që zvogëlon kështu mundësinë e paraqitjes së ndërprerjeve të papritura për 50%. Blogu i inxhinierisë i kompanisë deklaron që njëra nga top problemet e aplikacionit ishin në sistemin e të dhënave kyçe të Apple. Iu deshën disa muaj skuadrës së inxhinierisë së Facebook-ut që të krijonte qasjen korrekte për problemin pasi pranoi paraqitjen e problemit në një analizues të raportit.

Inxhinierët e Facebook-ut, Slobodan Predolac dhe Nicolas Spiegelberg shkruajnë: Disa muaj më parë, njëra nga top përplasjet tona në iOS ishte duke ndodhur në vetë sistemin e të Dhënave Kyçe të Apple, që është një hartues relacional i objekteve në bazën themelore të të dhënave (SQLite). Ne i pranonojmë këto përplasje në analizuesin tonë të raporteve për përplasje, por u deshën muaj për ta kuptuar drejtimin e saktë të qasjes ndaj problemit. Duke përdorur Hipal dhe Scuba për të kërkuar dhe grumbulluar raporte të tërthorta, ne gjetëm që kodi i gabimit për të Dhënat Kyçe paraqitej përgjatë gjysmë duzine vendesh.

Postimi në blog ofron një përshkrim të gjatë dhe të hollësishëm për hapat që skuadra e inxhinierisë në Facebook ka ndërmarrë për ta zgjidhur problemin, kështu që nëse jeni të interesuar, ia vlen të shkoni dhe ta shikoni atë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>