Lajmet

Facebook tani ofron softuer të sigurisë nëse konstatohet që kompjuteri është i infektuar

May 21 2014
0 Shpërndarje
Facebook tani ofron softuer të sigurisë nëse konstatohet që kompjuteri është i infektuar

virus-645x250Facebook zbuloi gjatë të martës që ka shtuar versione pa pagesë të softuerëve kundër sulmeve keqdashëse në sistemet e veta për gjetje dhe parandalim të abuzimeve për përdoruesit me pajisjet e infektuara.

Shërbimi ofrohet me ndihmën e prodhuesve të softuerëve të sigurisë F-Secure dhe Trend Micro. Facebook do t’ju rekomandojë ndonjërin nga ta duke u bazuar në viruset që gjen. Ja se si punon: Përdoruesit e infektuar do të shohin një njoftim që do të shfaqet, me njërin nga produktet e sugjeruara kur ata kyçen në Facebook. Nëse klikoni Download, vetë aplikacioni do të instalohet dhe do të punojë. Ju do të pranoni rezultatet e skanimit si njoftim në Facebook. Kur të mbarojë, softueri do të fshihet.

Pasi nuk keni nevojë që ta mbani softuerin, ky nuk është një zëvendësim për mbajtjen në gjendje të pastër dhe të sigurt të kompjuterit tuaj nga sulmet keqdashëse, por është opsion i mirë që ju ndihmon ta kuptoni se kur jeni sulmuar. Sidoqoftë, Facebook nuk ishte i qartë se çfarë lloje të kontrollimeve kryen dhe cilat lloje të pajisjeve mbështeten.

Facebook thotë që jeni të mirëseardhur që ta ndaloni shkarkimin dhe të vazhdoni ta përdorni shërbimin, ndonëse nuk tregoi që ju mund të shihni sërish njoftime më vonë nëse nuk pranoni ta bëni shkarkimin. Kjo lëvizje është një gjë e mirë të cilën Facebook është duke e ofruar për përdoruesit e vet, pasi që mund të zvogëlojë numrin e lidhjeve të pakëndshme që pranojmë nga shokët tanë në rrjetin social kompjuterët e të cilëve janë sulmuar. Kompania thotë që planifikon të ofrojë “opsione softuerike shtesë në të ardhmen,” kështu që mund të presim bashkëpunime të ngjashme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>