Biznes

Me daljen publike, Facebook kalon 100 miliardë dollarë

May 18 2012
0 Shpërndarje
Me daljen publike, Facebook kalon 100 miliardë dollarë

Facebook, filluar gjithçka për një rrjet të studentëve, e transformuar në një kompani me mbi 900 milionë përdorues, së fundmi është shndërruar edhe në njërën ndër kompanitë më të mëdha duke kaluar vlerën prej 100 miliardë dollarë.

Nga sot e tutje secili që ka qindra mijëra euro apo miliona për të investuar, mund të bëhetbashkëpronar i një pjese nga 421.2 milionë aksione të vendosura për shitje publike.

Vlera e një aksioni është dëshmuar të kalon 40 dollarë, që ka shkruar edhe një rresht tjetër të historisë, duke u bërë kështu kompania e parë që fillon me këtë vlerë të shitjes të një aksioni.

[yframe url=’http://www.youtube.com/watch?v=9vllyd0flAo&feature=youtu.be’]

Përkundër një vonese prej 30 minuta që aksidentalisht përkonte me kohën e mbylljes së bursave evropiane, Facebook filloi të shiste aksionet e saj në ora 17:30 sipas kohës sonë. Aksioni i parë ishte shitur në vlerë prej 42.05$ edhe pse vlerë fillestare e aksioneve ishte llogaritur në 38$. Brenda pesë minutave të parë të shitjeve vlera e aksioneve u ngjit deri në 43 dollarë për tu stabilizuar rreth 40$.

Kalimi i Facebook në kompani ka shkruar histori, pasi vlera e Facebook ka kaluar kompani me histori qindra vjeçare, siç janë Google, HP, Dell dhe të tjera. Me këtë çmim të aksioneve vlera totale e Facebook vlerësohet të jetë rreth 110 miliardë dollarë. (CIO Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>