Lajmet

Facebook të blejë domenin Face.com për 10 milionë dollarë

May 29 2012
0 Shpërndarje
Facebook të blejë domenin Face.com për 10 milionë dollarë

Sipas disa raporteve, thuhet se Facebook mund të blej domenin Face.com.

Publikuesi për biznes nga Izraeli, Calcalist që ka treguar me saktësi një numër të blerjeve të nga ndërmarrjet izraelite në të kaluarën (duke përfshirë blerjen e ndërmarrjes për ngarkesa flash, Anobit nga Apple), thotë që Facebook është në bisedime për të blerë domenin për “dhjetë milionë dollarë.”

Face.com për momentin fuqizon dy aplikacione për fotografi në platformën Facebook, Photo Finder dhe Photo Tagger. Ndërmarrja ka gjithashtu një API publike, që e ka azhurnuar në muajin mars për të jua mundësuar aplikacioneve të palës së tretë të vlerësojnë moshën dhe disponimin e njerëzve në fotografi.

Thashethemet që Facebook ishte interesuar në blerjen e Face.com janë paraqitur më parë, por dy ndërmarrjet nuk u dakorduan për çmimin, raporton TheNextWeb.

Se a janë këto thashetheme të vërteta, mbetet të shihet, por në rast se Facebook blen këtë domen atëherë kjo do të jetë blerja më e madhe që kur kjo Facebook është bërë kompani publike më herët gjatë këtij muaji — dhe në anën tjetër duket se lajmi që Facebook do të blej shfletuesin Opera është i vërtetë. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>