Blog

Facebook do të lajmërojë përdoruesit nëse po ndjekin faqe Ruse

Nov 23 2017
0 Shpërndarje
Autoritetet kanë kritikuar vazhdimisht firmat teknologjike të cilat kanë injoruar përhapjen e këtyre mesazheve. Facebook do të lajmërojë përdoruesit nëse po ndjekin faqe Ruse

Facebook tha ditën e Mërkure se do të ndërtonte një faqe kur përdoruesit mund të mësojnë më shumë rreth llogarive të propagandës Ruse që ka pëlqyer apo ndjekur.

Ligjvënësit Amerikan e quajtën lëvizjen një hap pozitiv. Uebfaqja do të njoftojë individualisht të gjithë përdoruesit të cilët janë të ekspozuar ndaj propagandës Ruse dhe reklamave të tyre.

Facebook, Alphabet dhe Twitter kanë konfirmuar se Rusia ka përdorur në mënyrë anonime rrjetet e tyre për të dërguar mesazhe që besohet se kanë ndikuar në zgjedhjet Amerikane në 2016-ën.

Autoritetet kanë kritikuar vazhdimisht firmat teknologjike të cilat kanë injoruar përhapjen e këtyre mesazheve.

Facebook thotë se propaganda ka ardhur nga Agjencia Ruse për Kërkim në Internet, një organizatë e cila ka qindra të punësuar me qëllimin e vetëm të përhapjes së informacionit pro-Kremlin.

Të paktën 126 milion njerëz në mbarë botën kanë parë reklamat Ruse në Facebook. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>