Lajmet

Facebook do të mbrojë foton tuaj të profilit nga abuzimet

Jun 22 2017
0 Shpërndarje
Ai erdhi si një rezultat i një hulumtim bërë në Indi. Facebook tha se shumë përdorues nuk dëshironin një fotot e profilit të tyre të përfundonin në internet. Facebook do të mbrojë foton tuaj të profilit nga abuzimet

Facebook prezantoi një funksionalitet të ri për përdoruesit të cilët janë të shqetësuar lidhur me privatësinë e fotos së tyre të profilit.

Ditën e sotme rrjeti social filloi një program pilot në Indi i dizajnuar për të mbrojtur fotot e profilit të përdoruesve. “Photo Guard” implementon një sërë masash sigurie të cilat përfshijnë:

  • Parandalimin e përdoruesve nga shkarkimi i fotos së profilit të një përdoruesi
  • Parandalimi i etiketimit në një foto profili
  • Parandalimi i “screenshot” të fotos së profilit të një personi

Kur është i aktivizuar ky funksionalitet është i dukshëm nëpërmjet një kufiri në ngjyrë blu dhe një mburojë rreth fotos së profilit.

Ai erdhi si një rezultat i një hulumtim bërë në Indi. Facebook tha se shumë përdorues nuk dëshironin një foto e profilit të tyre të përfundonte në internet.

Aktualisht i disponueshëm në Indi, “Photo Guard” pritet të shpejti të zgjerohet edhe në vende të tjera. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>