Vëzhgim

Facebook: Të mos kërkohet fjalëkalimi i punëkërkuesve

Mar 25 2012
0 Shpërndarje
Facebook: Të mos kërkohet fjalëkalimi i punëkërkuesve

Ndërmarrja e rrjetit shoqëror është duke i kërcënuar veprimet ligjore kundër atyre që e shkelin politikën e vet kundër shpërndarjes së fjalëkalimeve.

Një rrëfim nga Associated Press gjatë kësaj jave dokumentoi rastet e aplikantëve për punë të cilët ishin pyetur, në tavolinën për intervistë, për të treguar fjalëkalimet e tyre në Facebook kështu që punëdhënësit e tyre mund ta shikojnë sfondin e tyre.

Në një postim të bërë gjatë të premtes, shefi i rregullave për privatësi paralajmëroi që nëse një punëdhënës e zbulon që një kandidat për punë është anëtar i ndonjë grupi të mbrojtur, punëdhënësi mund ta hapë veten ndaj  kërkesave të diskriminimit nëse ai nuk e punëson atë person.

“Si përdorues, ju nuk duhet të detyroheni që t’i shpërndani informacionin dhe komunikimet tuaja private vetëm për ta marrë një punë,” shkruan Erin Egan. “Dhe si shok i një përdoruesi, ju nuk duhet të brengoseni që informacioni apo komunikimet tuaja do të zbulohen tek ndokush që nuk e njihni dhe nuk kishit për qëllim që ta shpërndani vetëm që përdoruesi është duke kërkuar për një punë.”/pcworldalbanian

Lajmet e fundit>