Biznes

Facebook do të ofrojë informacion të detajuar për video reklamat në rrjetin social

Feb 11 2017
0 Shpërndarje
Facebook do të ofrojë informacion të detajuar për video reklamat në rrjetin social Photo Source: Reuters

Facebook tha se do të ofrojë informacion për reklamat në platformën e saj pak muaj pasi rrjeti social pranoi se kishte ekzagjëruar treguesit e performancës.

Një audit i ndërmarrë nga rrjeti social do të ofrojë më shumë qartësi për reklamuesit.

Facebook në Shtator tha se treguesit e kohës mesatare të shpenzuar nga përdoruesit në video reklamat është manipuluar dhe duke treguar vetëm videot të cilat janë parë për më tepër se 3 sekonda.

Kompania do të ofrojë të dhëna edhe për milisekondat e kohës kur gjatë së cilës reklamat janë shfaqur në platformë dhe rrjetin social të fotografive Instagram.

Facebook bëri të ditur se do të inkorporojë opsione shtesë për video reklamat nga fundi i vitit. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>