Lajmet

Facebook të ofrojë video bisedë

May 23 2012
0 Shpërndarje
Facebook të ofrojë video bisedë

Një nga karakteristikat më tërheqëse të Google + është video biseda në grup falas, shërbim i quajtur ‘Google Hangouts’. Së shpejti, edhe përdoruesit e Facebook, do të jenë në gjendje të gëzojnë një përvojë të ngjashme, edhe pse jo duke ju falënderuar punës së vetë Facebook.

Këtë të martë, video shërbimi ooVoo ka prezantuar një rifreskim të shërbimit të saj që rrit numrin e pjesëmarrësve në video konferencë falas nga gjashtë deri në 12, dhe prezanton një aplikacion për Facebook, që lejon 12-mënyra të Video konferencës në kualitet të lartë (High Definition).

ooVoo është rritur disi në heshtje, duke arritur 46 milionë përdorues në mbarë botën që nga prilli 2012. Kompania thotë se aplikacioni për Facebook, është një përgjigje ndaj kërkesës së përdoruesve, të cilët janë në kërkim të ‘zbulimeve’ tjera jashtë pajisjeve të tyre celularare (ku edhe kanë zanafillën këto aplikacione) për t’u lidhur me
përdoruesit.

Një karakteristikë e bukur e ooVoo Facebook është që të gjithë përdoruesit në chat nuk kanë nevojë të jenë anëtarë të ooVoo-së. Nëse personi që jeni duke e thirrur nuk është anëtar i ooVoo-së, aplikimi i jep mundësi komunikimi përmes e-mailit,postimit ose tekstit ‘linku për thirrje’ për t’ju mundësuar shokëve tuaj t’i
përgjigjen thirrjes.

ooVoo gjithashtu përdor Facebook, si një metodë të re për të hyrë me shërbimet e saj në aplikacionet e sistemit operativ të iOS dhe Android, të cilat thotë se thjeshtojnë procesin e regjistrimit dhe u mundëson përdoruesve të regjistrohen dhe vendosin video bisedat në Ueb. Ky fillimisht ka qenë një tipar premium.

Video chat në Facebook nisi korrikun e kaluar përmes një partneriteti me Skype, por me mundësi vetëm një-në-një video thirrje. Kjo bëri që Google Hangouts të ketë më shumë mundësi të tërheqjes së përdoruesve, dhe Google vazhdimisht e ka patur në shënjestër funksion për përmirësime, përderisa ajo vazhdon të kërkoj më të mirën për
Google +.

Me “hangouts” tani në Facebook, a i ka mbetur Google+ për të bërë ndonjë ndryshim nga rivali i saj i madh? (PCWorld Albanian)

Tags >

video
Lajmet e fundit>