Biznes

Facebook tejkalon parashikimet me 2.02 miliardë $ të hyra në tremujorin e tretë

Nov 1 2013
0 Shpërndarje
Facebook tejkalon parashikimet me 2.02 miliardë $ të hyra në tremujorin e tretë

Marky-ZKompania Facebook ka postuar lajmin për një rritje të fuqishme në biznesin e vet të reklamimit online gjatë të mërkurës, por ka befasur duke thënë që nuk ka planifikuar që të rris shpeshtësinë e reklamave të paraqitura tek përdoruesit.

Analistët po prisnin një paraqitje tjetër të pandryshuar, ku Wall Street parashikonte që Facebook do të gjeneronte 1.91 miliardë të hyra dhe fitime nga 18 deri 19 centë për aksion.

Në vend të kësaj, kjo ndërmarrje siguroi 2.02 miliardë dollarë të hyra dhe fitime prej 25 centëve për aksion. Aksionet janë rritur me 8 për qind pas një tregtie prej disa orëve.

Ajo që ka tërhequr investitorët në Facebook ishte rritja e shpejt e depërtimit të kësaj ndërmarrje në pajisjet mobile. Përpara se të bënte IPO-në, rrjeti shoqëror cilësoi daljen nga desktopi në pajisje mobile si njërën nga fushat e veta të dobëta.

Kishte ndërtuar biznesin e vet rreth reklamave që paraqiteshin afër dhe eventualisht në furnizuesin me përditësime. Pajisjet mobile ishin territor i pashkelur dhe pikërisht atje u drejtuan përdoruesit e rrjetit social.

Por tremujorin e fundit, Facebook-u tha që 41 për qind të përfitimeve të veta erdhën nga pajisjet mobile, që paraqet një ngritje prej 31 për qind sa ishte tremujorin e kaluar. “Ne kemi bërë një përparim të mirë duke rritur komunitetin tonë, duke thelluar angazhimin dhe duke ofruar rezultate të fuqishme financiare, posaçërisht në mobileri,” tha në një deklaratë CEO i Facebook-ut, Mark Zuckerberg.

“Puna që kemi bërë për ta bërë mobilerinë përvojën më të mirë për Facebook-un është paraqitja e rezultateve të mira dhe ofrimi i një baze të qëndrueshme për të ardhmen.” Këtë tremujor ai numër u rrit në 49 për qind.

Tremujorin e kaluar përdoruesit aktivë ditorë të rrjetit Facebook pësuan rritje me 27 për qind, në 699 milionë. Këtë tremujor të vitit ai numër arriti në 728 milionë nga 1.19 miliardë përdorues aktivë mujorë. Kjo krahasohet me vetëm 230 milionë përdorues aktivë mujorë të rivalit të vet i cili së shpejti pritet të bëhet ndërmarrje publike, Twitter.

Investitorët do të jenë duke dëgjuar për së afërmi për shifrat për përfitime, rreth dy produkteve shumë të rëndësishme të ndërmarrjes Facebook, reklamat në video dhe Instagram, që pritet të lëshohen në javët në vijim.

Kur është pyetur për reklamat në video, Zuckerberg u përgjigj që Instagram ia ka mësuar ndërmarrjes që njerëzve nuk iu bën përshtypje videoja që lëshohet automatikisht. Është e vështirë të mendohet që përdoruesit do të ndjeheshin njësoj rreth reklamave me video në Instagram. (PCWorld Albanian)

FB stats

Lajmet e fundit>