Lajmet

Facebook teston emoticonët për status

Feb 2 2013
0 Shpërndarje
Facebook teston emoticonët për status

Facebook emoticonssFacebook është në fazën e testimit të funksionit të ri i cili do t’iu mundësojë përdoruesve që të vendosin emoticons kur të vendosin një status të ri.

Siç edhe mund ta shihni në foton më poshtë, këta emoticons ndryshojnë nga ato klasike.

Kështu kemi emoticon-in klasik për buzëqeshje nëse jeni të gëzuar, apo librin nëse jeni duke lexuar, apo kufjet nëse jeni duke dëgjuar muzikë.

Ky opsion është shtuar te përditësimi i statusit tuaj, dhe siç mund ta shihni tregon në mënyrë specifike se çfarë po bëni.

Duhet të theksojmë se e gjithë kjo është në fazën testuese dhe se këtë funksion e kanë vetëm një numër i caktuar i përdoruesve.

Facebook e ka quajtur këtë funksion si “një test shumë i vogël” dhe nuk zbuloi diçka më shume rreth tij, e gjithashtu nuk dha kurrfarë premtimi se a do të jetë dhe kur do të jetë ky funksion në disponim për të gjithë përdoruesit. (PCWorld Albanian)facebook emoticons

Lajmet e fundit>