Lajmet

Facebook teston etiketën “Satire” për artikujt satirikë

Aug 16 2014
0 Shpërndarje
Facebook teston etiketën “Satire” për artikujt satirikë

originalFaqja satirike The Onion ka një reputacion për kryetitujt që janë pothuajse të besueshëm, por që janë të pavërtetë dhe çdokush me një shkallë jo domosdo edhe aq të lartë të inteligjencës mund ta kuptojë këtë gjë. Tani Facebook konfirmon që është duke testuar një etiketë “Satire” për artikujt e shpikur për qëllime komike.

Sam Machkovech nga Ars Technica së fundi vërejti që disa artikuj në seksionin “Related” të furnizuesit të tij me përditësime ishin të para-prirë me “Satire”. Në rastin e Machkovech-it, pjesët që buronin nga The Onion morën këtë etiketë, ndërsa Clickhole, që është parodia e kompanisë Onion për Buzzfeed, doli e padëmtuar.

Sidoqoftë, etiketimi është disi jo i përputhshëm, ku Machkovech thotë që artikujt nga The Onion që janë postuar nga shokët dhe faqja në Facebook e uebfaqes së vet duken pa etiketa. Kur është pyetur për të dhënë koment në lidhje me këtë, një zëdhënës nga Facebook pranoi që ka qenë duke provuar etiketën për rreth një muaji dhe nuk është gjë e kufizuar vetëm për artikujt nga The Onion: “Ne jemi duke provuar një testim të vogël që shfaq tekstin “Satire” përpara lidhjeve të artikujve satirikë në njësinë e artikujve të ngjashëm në Furnizuesin me Lajme. Kjo është për shkak që ne pranuam reagime që njerëzit donin ta kishin një mënyrë për të dalluar artikujt satirikë nga artikujt e tjerë në këto njësi.”

Nuk është turp nëse jeni mashtruar nga një pjesë satirike njëherë – ju e mësoni mësimin dhe shkoni më tej. Por duhet të mendoni rreth atyre që në vazhdimësi mashtrohen në të njëjtën mënyrë, kështu që mund të jetë gjë e mirëpritur për ta shtimi i kësaj forme të dallimit të artikujve informativë nga artikujt satirikë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>