Lajmet

Facebook teston një mënyrë të re për dërgimin e mesazheve direkt nga faqja kryesore

Apr 25 2013
0 Shpërndarje
Facebook teston një mënyrë të re për dërgimin e mesazheve direkt nga faqja kryesore

facebookFacebook po ju sjell ndërmend njerëzve se ata munden dhe se duhet t’ju dërgojnë mesazhe miqve nëpërmjet insertimit të një ikone që identifikon status e chat-it në faqen kryesore, pikërisht në pjesën e publikimit të lajmeve.

Kompania e ka testuar këtë gjë me punonjësit e saj duke i nxitur ata të dërgojnë mesazhe ndaj miqve të tyre on line, ndërkohë që disponueshmëria në chat identifikohej nëpërmjet pikës me ngjyrë jeshile, e quajtur zyrtarisht “pika e prezencës”, e cila do të paraqitet në krah të statusit të përditësuar në faqen kryesore të Facebook-ut.

Ky opsion i shtuar do të mundësojë fillimin e bisedës nëpërmjet klikimit të pikës jeshile. Aktualisht opsioni po testohet vetëm për versionin e kompjuterëve desktop.

Mesazhi që Facebook do të përcjellë tek përdoruesit është shumë i qartë: Mos harroni t’ju dërgoni mesazhe miqve. Ata janë on line dhe të disponueshëm.

Sigurisht interesi kryesor i kompanisë në zhvillimin e mëtejshëm të këtij produkti ka të bëjë me nevojën e biznesit për të mbajtur anëtarët e vet të lidhur.

Gjithashtu kjo do të ndihmonte Facebook të rifitonte vëmendjen e adoleshentëve, e cila mesa duket është e përqëndruar tek aplikacionet e pavarura të mesazheve që po bëhen gjithnjë e më tepër të famshme. (PCWorld Albanian)

facebook1

Lajmet e fundit>