Lajmet

Facebook teston një opsion të ri në lidhje me lajmërimet (notifications)

Jul 25 2013
0 Shpërndarje
Facebook teston një opsion të ri në lidhje me lajmërimet (notifications)

Facebook notificationsNë përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin e eksperiencës së përdoruesve, Facebook ka pak kohë që teston një opsion të ri në lidhje me kontrollin e lajmërimeve (notifications).

Ky opsion do të vlejë vetëm për faqet ku përdoruesi bëhet fans dhe jo për profilet e zakonshme të miqve, sapo një faqe të pëlqehet atëherë përdoruesit do t’i shfaqet një dritare e vogël ku pyet përdoruesin nëse dëshiron të lajmërohet për përditësimet më të fundit të faqes ose jo.

Kjo dritare nuk shfaqet automatikisht për këdo, por edhe në rast se jo çdo përdoruesi i ofrohet mundësia që të aktivizojë lajmërimet duke shkuar tek faqja ku është bërë fans dhe të vendosë mausin mbi butonin Like. Në dritaren e re që do të shfaqet mjafton të klikojë Get Notifications.

Ky opsion është vendosur për të kënaqur administratorët e faqeve të facebook që ankohen se publikimet e tyre kanë mundur të ndiqen vetëm nga një pjesë shumë e vogël e fansave. Së fundmi Facebook ka konfirmuar se është testuar ky opsion vërtet, por nuk është aprovuar deri tani. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>