Lajmet

Facebook teston njoftimet me zë

Nov 10 2012
0 Shpërndarje
Facebook teston njoftimet me zë

Shikoni videon e mëposhtme dhe do të dëgjoni sinjalin e opsionit më të ri të Facebook-ut i cili ju njofton me zë sa herë që merrni një njoftim. Ky eksperiment i ri, në fakt, ka filluar të bezdisë shumë përdorues që kanë marrë pjesë në testim.

Rrjeti social është duke zhvilluar aktualisht disa prova për të parë reagimin e përdoruesve kur ata të njoftohen me një sinjal “ping” sa herë që dikush shkruan në timeline-n e tyre, sa herë që iu dërgon një mesazh apo i fton në një event.

“Për momentin po testojmë opsionin e njoftimit me zë”,- tha një nga zëdhënësit e Facebook-ut. “Testimi ka përfshirë vetëm një përqindje të vogël njerëzish dhe mund të kontrollohet nga faqja e Account Settings.”

Akoma nuk dihet nëse njoftimet me zë do të jenë të disponueshme për të gjithë

Ky testim u bë publik nga një reporter i VentureBeat, profili i të cilit ishte në listën e testimit të audiencës. Gazetari postoi një video, të cilën mund ta shihni më poshtë, duke theksuar faktin se sa e bezdisshme ishte kjo karakteristikë e re.

Ndoshta, edhe një pjesë e madhe e njerëzve do të kenë të njëjtin mendim, veçanërisht nëse marrin njoftime të shpeshta në profilin e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që Facebook-u teston në këtë mënyrë opsionet e reja, megjithatë deri tani nuk dihet nëse njoftimet me zë do të jenë të disponueshme për të gjithë në të ardhmen. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>