Lajmet

Facebook teston njoftimet në ekranin e mbyllur në Android

Jul 10 2014
0 Shpërndarje
Facebook teston njoftimet në ekranin e mbyllur në Android

fb-notificationsNjë përditësim i ri për grupin testues të përdoruesve të Facebook-ut në Android mundësonte njoftime në ekranin e mbyllur, të paktën për porositë e reja, përpara se të bëhej përditësimi i mëvonshëm i cili e ndaloi veçorinë. Njoftimet dukeshin mjaft të ngjashme me njoftimet në ekran të paraqitura nga Google në konferencën I/O gjatë këtij viti, një veçori kjo e cila është risi në versionin Android L, që është përditësimi madhor i sistemit operativ mobil të Google. Facebook ka konfirmuar për TechCrunch që përditësimi doli për një grup të testuesve beta.

Përditësimi nuk kërkon që të instalohet Android L, në mënyrë që të funksionojë. Ai përmban një zgjerues të opsioneve me opsione për shikim dhe prekja e njoftimit do të ju dërgojë drejtpërdrejt në aplikacionin Facebook, pasi ta keni zhbllokuar pajisjen tuaj. Siç është treguar në vetë njoftim, tërheqja anash do ta largojë njoftimin dhe do ta mbajë telefonin të kyçur. Shumë njoftime nga shumë dërgues të porosive radhiten njëra mbi tjetrën.

screenshot_2014-07-08-17-02-06Facebook shpesh teston veçoritë e reja në Android, por ato jo gjithmonë vijnë në versionin e përgjithshëm zyrtar të aplikacionit. Posa të përhapet Android L, kjo veçori më mund të mos jetë e nevojshme të përfshihet në Facebook, por nëse do të përfshihej, atëherë do të mund të tërhiqte vëmendjen e përdoruesve duke dërguar njoftime në ekranin e mbyllur pavarësisht nga versioni i Android-it të instaluar në pajisje. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>