Lajmet

Facebook teston sinkronizimin e fotove për iOS

Nov 23 2012
0 Shpërndarje
Facebook teston sinkronizimin e fotove për iOS

Përdoruesit e iOS kanë një arsye tjetër për t’u gëzuar, pasi sinkronizimi i fotove në Facebook do të lançohet së shpejti.

Facebook ka konfirmuar për TechCrunch se po teston aplikacione që do të sinkronizojnë fotot e kapura me pajisjet iOS, duke i ngarkuar ato sapo të regjistrohen në një album privat në Facebook.

Kompania ka testuar të njëjtën karakteristikë edhe për përdoruesit e Android. Google+ nga ana tjetër, e ka tashmë një opsion të ngjashëm për aplikacionin përkatës në iOS.

Ai u lançua në shkurt 2012 dhe gjendet me emrin Instant Upload. Albumi i sinkronizuar në Facebook do të mbajë deri në 2 GB imazhe.

Kompania po e lançon për momentin këtë opsion vetëm për një grup të vogël përdoruesish.

Nëse e keni këtë opsion, do të keni mundësi të zgjidhni Photo Sync në aplikacionin e fotove, në të majtë të navigation bar, ose në brendësi të zgjedhjes së fotove tuaja në Timeline.

Photo Sync e lehtëson në mënyrë të ndjeshme ngarkimin e fotove nga celulari. Ai funksionon më tepër si një shërbim cloud, pra në një farë mënyre duke bërë back up të të dhënave tuaja në rast se telefoni juaj vidhet apo humbet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>