Lajmet

Facebook teston teknologjinë e njohjes së fytyrës për rikuperimin e fjalëkalimeve

Oct 2 2017
0 Shpërndarje
Rrjeti social do të krahasojë skanimin me fotot dhe videot që jeni etiketuar dhe nëse mëson se fytyrat përputhen atëherë do të mund të qaseni në llogarinë t Facebook teston teknologjinë e njohjes së fytyrës për rikuperimin e fjalëkalimeve Photo Source: Reuters

Përdoruesit e Facebook së shpejti do të mund të rikuperojnë llogaritë e tyre dhe fjalëkalimet e humbura duke përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës.

Rrjeti social është duke testuar teknologjinë si një formë verifikimi për llogaritë e bllokuara të përdoruesve. Një numër i vogël përdoruesish aktualisht kanë akses në këtë funksionalitet dhe është dizajnuar si një alternativë e verifikimi me SMS dhe e-mail.

Gjithashtu Facebook është kompania më e fundit e cila përqafon këtë teknologji për qëllime sigurie.

Më 12 Shtator gjatë prezantimit të gjeneratës së re të iPhone, Apple solli iPhone X dhe avantazhi kryesor i këtij telefoni ndaj rivalëve është pikërisht teknologjia e njohjes së fytyrës e cila ka zëvendësuar skanerin e shenjave të gishtërinjve Touch ID.

Por ndryshe nga Apple dhe Samsung, Facebook ka informacion pafund të fytyrës së përdoruesve. Teknologjia funksionon thjeshtë duke mbajtur telefonin përpara fytyrës derisa skanimi i Facebook të përfundojë.

Rrjeti social do të krahasojë skanimin me fotot dhe videot që jeni etiketuar dhe nëse mëson se fytyrat përputhen atëherë do të mund të qaseni në llogarinë tuaj.

Krahas saj Facebook ofron metoda të tjera të sigurisë siç është verifikimi me dy faktorë. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>