Lajmet

Facebook thekson momentet kryesore të miqve tuaj gjatë vitit 2013

Dec 22 2013
0 Shpërndarje
Facebook thekson momentet kryesore të miqve tuaj gjatë vitit 2013

Vitin e kaluar, Facebook-u ofroi për përdoruesit mundësinë e rishikimit të një përmbledhjeje të ngjarjeve vjetore në këtë rrjet social, ndërsa këtë vit kompania ka menduar të përqëndrohet më tepër tek miqtë e përdoruesve.

Facebook-u ka shtuar një opsion të veçantë “Përmbledhja e vitit” (Year in Review) që thekson top 30 momentet dhe eventet më të rëndësishme të miqve tuaj në Facebook.

Përdoruesit mund të shohin përmbledhjen e tyre vjetore duke klikuar butonin “See Your 2013 Year in Review” të pozicionuar poshtë fotos së profilit. Sapo përdoruesi të hapë këtë përmbledhje atëherë do t’i ofrohet mundësia e klikimit të butonit “Miqtë tuaj gjatë 2013” (Your Friends in 2013) për të parë momentet kryesore të tyre.

Facebook-u përdor një algoritëm të ndryshëm nga ai i shfaqjes së përmbajtjes në faqen kryesore “News Feed”.

Sipas një përfaqësuesi të kompanisë, përmbledhja vjetore përbëhet ekskluzivisht nga “eventet më të rëndësishme dhe postime popullore”. “Postimet popullore” përcaktohen në bazë të aktivitetit, përfshirë këtu pëlqimet dhe komentet.

Përdoruesit gjithashtu mund të klikojnë mbi imazhet e miqve të caktuar që ndodhen në krye të faqes në mënyrë që të shohin koleksionin e tyre personal të fotove dhe postimeve.

Në qoftë se një miku juaj viziton përmbledhjen tuaj vjetore, ai do mundet të shohë vetëm ato momente dhe postime që ju keni lejuar për të gjatë këtij viti. (PCWorld Albanian)

year-in-review-friends

Lajmet e fundit>