Lajmet

Facebook Timeline tani edhe për celularë

Jul 15 2012
0 Shpërndarje
Facebook Timeline tani edhe për celularë

Rrjeti social Facebook ka filluar implementimin e dizajnit të vet Timeline për faqet në platformat celulare.

Tani në faqet e brendeve ju do të shihni fotografinë “cover” apo në pjesën e sipërme, informacione nga seksioni About i faqes dhe një buton më i madh për Like.

Ikona më të vogla poshtë butonit Like do t’jua mundësojnë navigimin ashtu siç mund ta bëni në Facebook, tek fotografitë dhe ngjarjet për faqen, e poashtu të shihni në çast se sa njerëz e kanë pëlqyer faqen.

Pamja Timeline ka qenë në dispozicion për faqet e profileve personale tash e një kohë dhe kishte qenë në dispozicion për celularë pothuajse në të njëjtën kohë kur ishte për Ueb.

Sidoqoftë, Timeline për faqet në pajisjet mobile ka marrë aq shumë kohë derisa është lansuar.

Më parë, versioni për celularë i faqeve u’a ka treguar thjeshtë fotografinë e profilit të faqes, me kategorinë dhe numrin e pëlqimeve që faqja kishte marrë në një pjesë të vogël së bashku me butonin për pëlqim të faqes.

Kontrollimi i fotografive dhe informacioneve përfshinte prekjen e butonëve Wall, Info ose Photos për të kaluar tek këto seksione. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>