Analiza

Facebook, Twitter dhe LinkedIn dominojnë tregun e reklamave online

Mar 18 2015
0 Shpërndarje
Facebook, Twitter dhe LinkedIn dominojnë tregun e reklamave online

social-media-applications-000019365398-100264185-primary.idgeRaportohet se të ardhurat kolektive nga tre rrjetet sociale më popullore në Shtetet e Bashkuara kanë shkaktuar një rritje 4 fish në rritjen e përgjithshme të tregut të reklamave online në 2014. Sipas një analisti në një firmë kërkimore, Seth Shafer, rritja e reklamave në tri rrjetet sociale Facebook, Twitter dhe LinkedIn ka tejkaluar dhe rritjen e tregut në tërësi.

Facebook, Twitter dhe LinkedIn raportohet se kanë gjeneruar plot 6.12 miliard dollar të ardhura nga reklamimi online, kjo ndryshe përbën 66.3% të rritjes totale krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë që i gjithë tregu në tërësi i reklamave online pati një rritje me 15.6% që nga viti i kaluar duke shënuar një të ardhur totale prej 49.41 miliard dollar.

Gjatë tri viteve të fundit, Facebook ka gjeneruar 4 nga 5 dollar të fituara nga reklamat online të të treja kompanive së bashku. Konkretisht Facebook merr 82% të fitimit total që merret nga këto tre rrjete sociale në Shtetet e Bashkuara. Të ardhurat e Facebook nga reklamat online vetëm në Shtetet e Bashkuara ishin 5.02 miliard dollar vitin e shkuar ndërkohë të Twitter ishin 816.4 milion dollar dhe të LinkedIn 282.9 milion dollar.

Facebook kryeson gjithashtu dhe kur vjen puna tek të ardhurat për përdorues që klikojnë reklamat në muaj me 8.67 dollar. Më pas renditet Twitter me 4.25 dollar dhe LinkedIn me 1.51$. Sipas Shafer këto 3 kompani kanë zgjidhur ato problem të cilat rëndonin industrinë e reklamimit online për vite me rradhë. Tanimë cdokush i përdor rrjetet sociale ndaj dhe ofruesit e produkteve e kanë më të lehtë për të mbërritur tek audienca duke përdorur mediat sociale. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>