Lajmet

Facebook-u ka tërhequr rreth 1 milionë shkarkime të aplikacionit të tij “Home”

May 11 2013
0 Shpërndarje
Facebook-u ka tërhequr rreth 1 milionë shkarkime të aplikacionit të tij “Home”

Facebook-u ka tërhequr rreth 1 milionë shkarkime të aplikacionit të tij “Home” brenda muajit që doli në treg. Aplikacioni, që merr rolin e ekranit kryesor të pajisjeve, e vendos Facebook-un në qendër të telefonit.

Në vend të ekranit normal që ne kemi apo të një aplikacioni që lançohet kur telefoni “zgjodhet” nga gjumi, përdoruesi tani shohin ekranin e aplikacionit “Home”, pra faqen kryesore te Facebook-ut, fotografitë, statuset e postuara nga miqtë e tij.

“Ky numër është vlerësuar nga ne brenda pritshmërisë tonë”, tha Cory Ondrejka, drejtor i inxhinierisë mobile në Facebook. “Ne mendojmë se ky numër është shumë pozitiv për të filluar”.

Përdoruesit janë kryesisht adoptues të mëparshme që kanë kërkuar specifikisht në dyqanin e Android Play për të gjetur aplikacionin, tha kompania.

Duke i vendosur në qendër të përdoruesve postimet e Facebook-ut, ka shkaktuar një rritje prej 25% të kohës që ata kalojnë në Facebook, tha Ondrejka.

“Facebook aktualisht është aplikacioni më i përdorur në pajisjet mobile”, tha ai. Kësaj jave do të lançohet dhe një version më i ri i Facebook Home, bashkë me një version të përmirësuar të aplikacionit të Facebook. (PCWorld Albanian)

facebook Home

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>