Blog

Facebook u kërkon akademikëve të masin efektet e keqinformimit në platformë

May 25 2018
0 Shpërndarje
Një proces rishikimi do të përcaktojë se cilët studiues marrin fonde për projektet e tyre.Ata do të kenë qasje të veçantë në të dhënat e përdoruesve nga Facebook, edhe pse privatësia e përdoruesve do të ruhet,tha kompania. Facebook u kërkon akademikëve të masin efektet e keqinformimit në platformë

Ky veprim, i cili vjen një muaj pasi kompania tha se do t’i kërkojë kërkuesve për ta ndihmuar atë të kuptojë efektin e Facebook për zgjedhjet, ilustron se si kompania është duke punuar për të rikthyer besimin pas zbulimeve se agjentët rusë kishin përhapur dezinformata gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

I njëjti komision i krijuar muajin e kaluar për të analizuar Facebook dhe zgjedhjet do të iniciojë një kërkesë për propozime për të matur keqinformimin në platformë.Kërkesa do të lëshohet përmes një faqe interneti që do të nisë brenda dy javëve të ardhshme, tha një zëdhënës.

Një proces rishikimi do të përcaktojë se cilët studiues marrin fonde për projektet e tyre.Ata do të kenë qasje të veçantë në të dhënat e përdoruesve nga Facebook, edhe pse privatësia e përdoruesve do të ruhet,tha kompania.

Përveç kërkesës për propozime, Facebook tha të mërkurën se ajo kishte nisur një fushatë leximi të lajmeve që do të përfshijë edhe informacionet e postuara në krye të faqes së postimeve dhe një fushatë reklamuese të printuar që do të arrijë 170 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara.

Fushata,e cila do të shpaloset gjatë muajve të ardhshëm,do të ofrojë këshilla për zbulimin e dezinformatave dhe promovimin e hapave që Facebook po merr për të zvogëluar përhapjen e lajmit të rremë.Fushata promovuese e Facebook gjithashtu përfshin një film 12-minutësh në të cilin punonjësit janë intervistuar rreth asaj se si ata e shohin luftën kundër dezinformatave.

Kompania krijoi gjithashtu një seksion të ri në faqen e saj të internetit të quajtur Inside Feed që do të shpjegojë se si punon faqja e postimeve dhe ndryshimet në algoritmet e saj ashtu si ato janë shpallur. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>