Biznes

Facebook-u konfirmon blerjen e Atlas-it për të përmirësuar shërbimet për reklamim

Mar 2 2013
0 Shpërndarje
Facebook-u konfirmon blerjen e Atlas-it për të përmirësuar shërbimet për reklamim

Facebook-u është duke blerë platformën për analizim të reklamave, Atlas Advertiser Suite nga Microsoft-i.

Mendohet se kjo lëvizje është bërë kryesisht për të rritur përfitimet, duke iu ofruar reklamuesve informacione më të mira për fushatat e tyre të reklamimit të produkteve dhe shërbimeve të tyre në rrjete shoqërore.

Kushtet e marrëveshjes, që ishte lajmëruar gjatë ditës së enjte në një postim në blog, nuk janë zbuluar. Kjo lëvizje shihet se ka ardhur si rezultat i ballafaqimit të ndërmarrjes Facebook me presionin për të rritur fitimet e veta nga reklamat, teksa më tepër përdorues kalojnë në pajisjet mobile, ndërsa reklamuesit mbesin në masë të madhe të përqendruar në desktop.

Shkaku themelor i marrëveshje është bazuar në faktin që agjencitë e bizneseve dhe të reklamimit janë duke çaluar sa i përket matjes së suksesit të fushatave të tyre përgjatë kanaleve, tha Facebook dhe shpesh lihen në errësirë në atë se si përpjekjet e tjera të tyre do të mund të fuqizonin dhe plotësonin fushatën e tyre.

Facebook-u është duke thënë që këto vegla për matje të Atlas do të ndihmojnë në zgjidhjen e atij problemi.

“Ne besojmë që duke matur disa pika të ndryshme të prekjes në gypin e marketingut do të ndihmojë reklamuesit që të shohin një pamje më të plotë të efikasitetit të fushatave të tyre,” tha drejtori për marketing të produktit të rrjetit Facebook, Brian Boland, në një postim në blog. (PC World Albanian)

facebook atlas

Lajmet e fundit>