Lajmet

Facebook-u prezanton opsionin “audiencat e ngjashme” për reklamuesit

Mar 21 2013
0 Shpërndarje
Facebook-u prezanton opsionin “audiencat e ngjashme” për reklamuesit

facebook likeFacebook-u ka shpallur lajmin për aktivizimin e opsionit të ri “audiencat e ngjashme” që do t’ju mundësoje reklamuesve të drejtohen tek njerëzit që kanë tipare të përbashkëta me konsumatorët aktuale.

Ky opsion specifik për arritjen e audiencës më të përshtatshme është testuar nga Facebook-u me reklamues të ndryshëm për disa jave dhe ka rezultuar si një formë e dobishme për t’i ardhur në ndihmë marketingut inteligjent.

Personat ose kompanitë që kanë dëshirë të shtojnë numrin e audiencës të interesuar për produktet ose shërbimet që ato ofrojnë do të kenë mundësi të promovohen bazuar në cilësitë demografike ose rajonet gjeografike të përdoruesve te Facebook-ut, që ngjajnë me personat që tashme bëjnë pjesë në listën e tyre të konsumatorëve.

“Tani është e mundur për Facebook-u që nëpërmjet audiencës të ngjashme të përdorë atribute të tilla si interesat apo demografia për të shfaqur reklamat tek njerëzit me preferenca të përbashkëta me klientët ekzistues”, ka shkruar kompania ne blogun e vet.

Jo të gjitha klikimet kanë rëndësi për reklama

Facebook-u ka njoftuar se ky shërbim do të jetë i disponueshem në fund të kësaj jave. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>