Harduer

Facebook ul çmimin e Oculus Rift me 199 dollar

Mar 2 2017
0 Shpërndarje
Ditën e Mërkure Facebook uli çmimin e paisjes së realitetit virtual të Oculus me 200 dollar, një lëvizje e cila shihet si përpjekje për të zgjeruar bazën e lojtarëve. Facebook ul çmimin e Oculus Rift me 199 dollar Photo Source: Reuters

Paisja e realitetit virtual Rift dhe kontrollorët “Touch” do të kushtojë së bashku 598 dollar.

Në 2014-ën rrjeti social pagoi 2 miliard dollar për Oculus me besimin se do të ishte platforma e së ardhmes. Shefi ekzekutiv Zuckerberg premtoi një fond prej 500 milion dollarësh në zhvillimin e përmbajtjeve të realitetit virtual.

Oculus beson se sa më ulët të jetë kostoja e paisjes, aq më e lehtë do të jetë joshja e konsumatorëve potencial.

Rift kushton 599 dollar ndërsa Touch 199 dollar. Sakaq çmimeve e pajisjeve të rivalëve variojnë nga 399 dollar PlayStation VR në 799 dollar HTC Vive. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>