Harduer

Facebook ul çmimin e Oculus Rift, shkak interesi i ulët për këtë teknologji

Jul 10 2017
0 Shpërndarje
Sakaq rivali më i afërt, prodhues tajvanez HTC, aktualisht shet pajisjen e saj të realitetit virtual për 799 dollar duke mos sinjalizuar asnjë mundësi të uljes së çmimit. Facebook ul çmimin e Oculus Rift, shkak interesi i ulët për këtë teknologji

Oculus, kompania e realitetit virtual në pronësi të Facebook, do të ulë përkohësisht çmimet e harduerëve të saj ndërsa industria është e zënë në befasi nga mungesa e interesit për këto pajisje.

Oculus do të ulë çmimin e pajisjes Rift dhe kontrollëve Touch399 dollar për gjashtë javët në vazhdim duke filluar nga dita e sotme tha presidenti i kompanisë Jason Rubin.

Sakaq rivali më i afërt, prodhues tajvanez HTC, aktualisht shet pajisjen e saj të realitetit virtual për 799 dollar duke mos sinjalizuar asnjë mundësi të uljes së çmimit.

Facebook pagoi 3 miliard dollar për të blerë Oculus në 2014-ën. Shefi ekzekutiv i kompanisë Mark Zuckerberg shprehej se realiteti virtual do të bëhej jeta e përditshme e miliarda njerëzve në mbarë botën.

Por kjo nuk ka ndodhur ende dhe nuk dihet nëse është si rezultat i çmimit të lartë apo diçkaje që nuk shkon me këtë teknologji. Uljet e çmimeve gjithnjë aplikohen për shitje të dobëta të produkteve. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>