Analiza

Facebook vs. Google: Kush do të fitojë?

May 21 2012
0 Shpërndarje
Facebook vs. Google: Kush do të fitojë?

Facebook tashmë është kompani publike, me një mori milionerësh të rinj në Silicon Valley që zbaviten duke shpenzuar, dhe media do të flasë për IPO të Facebook edhe për një kohë të gjatë, sigurisht një ndër më të priturat në histori.

Por sa afatgjatë do të jetë ky sukses i Facebook? Duke pasë parasysh shifrën prej më shumë se 900 milionë njerëz që përdorin këtë rrjet social dhe me një vlerë prej mbi 104 miliardë dollarësh sigurisht se të gjithë mendojnë se ky suksesi do të jetë evident edhe në të ardhmen.

Por, jo të gjithë mendojnë ashtu.

Michael Deacon, gazetar i The Telegraph thotë se dikur ishte i dhënë pas Facebook, por tani mendon se përdoruesit e këtij rrjeti social vështirë kanë për të thënë diçka për të në krahasim me Twitter, të cilin ai e quan “magnetik” sepse “vazhdimisht shpërthen dhe lëvron lajme.” Ai madje shkon aq larg duke thënë se Facebook për disa vite do të jetë “shumë i dëshpëruar dhe i vetmuar si një qytet fantazmash, sikurse MySpace.”

Shumë njerëz kanë filuar të mërziten nga Facebook, dhe tani preferojnë shërbime sociale alternative, si psh Google+.

Google, padyshim se është serioze në lidhje sociale dhe nuk është më fshehtësi se Facebook dëshiron më shumë nga reklamat e Google, por kush do të fitoj në fund?

Rivaliteti i rrjeteve sociale

Po, Facebook ka një përparësi fillestare, krahasuar me Google, por përdoruesit e kësaj të fundit duken të jenë shumë besnik ndaj Google+, sepse është një platformë shumë më ndryshe nga Facebook. Për dallim nga Facebook, Google+ është vendi ku keni më shumë mundësi të lidheni me njerëz të huaj – shumica e të cilëve janë nga vende të ndryshme të botës. Kjo do të thotë se ju mund të flisni psh. edhe me njerëzit në Indi apo Kinë e jo vetëm në shtetin tuaj.

Google+ nuk është Facebook, Twitter apo diçka tjetër. Përveç se është një rrjet sociale, Google+ është edhe një platformë e madhe për grumbullimin e përmbajtjes dhe bashkëpunimit. Google+ është një vend më i gjallë për të ndenjur. Aty nuk ka gjasa të shihni postime të pakuptimta – shumica përmbajnë fotografi, video dhe adresa me përmbajtjeve të ndryshme interesante.

Shumë produkte të Google janë përparësi

Edhe pse kishte shqetësime rreth privatësisë kur Google tha se do t’i shpërndante të dhënat e përdoruesve nëpër produktet e saj, nuk mund të mohojmë se Google ka krijuar një përvojë të shkëlqyeshme dhe të përshtashme për përdoruesit e vet.

Në telefonët Android mund t’i përdorim Places, Maps & Navigation, YouTube, Voice, Talk, Calendar, Drive, Goggles, Play Music dhe shumë aplikacione tjera të cilat mund të sinkronizohen në shërbimin cloud për integrim ne kompjuter.

Në thelb, Google ka një dritare të madhe të hapur në atë se çfarë bëni, ku shkoni, çfarë shikoni, dhe me kë bisedoni, dhe për dallim nga Google, Facebook nuk bënë gjë tjetër përveçse mbledh të dhënat tona derisa qëndrojmë të kyçur në këtë rrjet social.

Beteja për reklamat

Facebook ka mjaft shfrytëzues dhe përdorues, është rritur me gati një miliardë shfrytëzues dhe ka shumë para të cilat mund t’i shfrytëzoj për të sjellur risi. Për shembull, kjo kompani tha kohë më parë se do ta lansojë një rrjet reklamash e cila do të punojë jashtë platformës së saj. Ky do të ishtë një hap i madh dhe do ta vënte këtë kompani në një pozitë shumë më të mirë në konkurrencë me Google.

Rafe Needleman nga CNET shkroi një përmbledhje shumë të mirë duke përshkruar shumë rrugë që marrin trajektoret e Facebook dhe Google, veçanërisht kur bëhet fjalë për reklamimin. Sipas tij të dyja kompanitë kanë pikat e tyre të forta.

“Infuzioni i parave publike nga IPO do ta trimëroj Facebook që të fitojë terren ndaj Google, në zonat ku është më e dobët– kryesisht reklamim, por edhe në kërkime dhe telefonë celularë. Google do ta mbrojë terrenin e vet njëkohësisht duke sulmuar Facebook në rrjetin social (dhe me shpresë edhe në shërbimin e identifikimit), tha Needleman.

Pjesa e fundit – shërbimet e identifikimit që ju lejojnë të kyçeni në Ueb faqe ose llogari duke përdorur kredencialet e Facebook – është definitivisht diçka që Facebook ka mbajtje të mirë në këtë rast, dhe si Needleman e ceku, kjo është diçka që Google i duhet ta bëjë atë më të mirë në marketing.

Por Google është duke përparuar me telefonat e saj celularë. CEO i Google, Larry Page në një letër drejtuar investitorëve muajin e kaluar tha se kompania ka “ një ndikim tepër pozitiv në të ardhurat nga reklamimi i telefonave celularë, që u rrit në një normë prej më shumë se 2.5 miliardë dollarë deri në tremujorin e tretë të vitit 2011 – dy herë e gjysmë më shumë se në të njëjtën kohë në vitin 2010.

A mundet Facebook që të marrë një pjesë nga kjo? Me mirë ta bëjë sa më shpejt – përdoruesit e Facebook tashmë më shumë po përdorin këtë rrjet social përmes telefonëve të tyre sesa prej kompjuterëve.

Nëse jo, atëherë parashikimi i Michael Deacon për Facebook ka mundësi të bëhet realitet. (PCWorld Albanian)

* By Christina DesMarais, PCWorld

Lajmet e fundit>