Analiza

Facebook vs. Realiteti: Kujt i duhet jeta?

Nov 12 2009
0 Shpërndarje
Facebook vs. Realiteti: Kujt i duhet jeta?

Pasi kam një jetë me obligime, jam munduar ta kontrolloj fiksimin tim. Por derisa lexoja shkrimin e Christopher Null, Si të jetoni jetën tuaj pa Facebook?, fillova të mendoja: Çfarë nëse jeta nuk është aq e mirë sa Facebook?

Kështu që, nisur nga fryma testuese e PC World, vendosa të bëja krahasime ballë për ballë mes të dyjave.

 

TË VISHENI NË MËNGJES
Jeta reale: Vetëm nëse jeni nudist, se rrobat janë të domosdoshme.

Facebook: Veshjet janë opsionale. Edhe koncepti i mëngjesit zhduket kur e keni shoqërinë të shpërndarë në gjithë globin.

Fitues: Facebook.

 

KUJDESI
Jeta reale:
Rekomandohet gjithsesi.
Facebook: Opsionale, përveç në fotografinë e profilit. Pastaj përsëri mund të përdorni çfarëdo fotografie. Plus, një ditë ndonjë shok i juaji do të postojë fotografi ku dukeni më i ri, më i dobët dhe më i pashëm – por me disa të brendshme në kokë – mund ta përdorni edhe atë.

Fitues: Facebook.

 

KONTAKTI FIZIK
Jeta reale: I pashmangshëm dhe ndonjëherë i dhimbshëm (shtrëngim kockëthyes duarsh, shuplakë në shpinë dhe përqafime prej ariu) ose edhe i rrezikshëm!

Facebook: Tastet në tastierë mund të thyejnë ndonjë thua, por kjo është e gjitha.

Fitues: Facebok, përsëri.

 

SHOQËRIA
Jeta reale:
E komplikuar dhe merr shumë kohë.
Facebook: Vetëm klikoni një buton.

Fitues: Facebook, veçanërisht nëse nuk dëshironi të keni punë me njerëz të cekët.

 

PUNA
Jeta reale: Nganjëherë shpërblyese, herëve të tjera e rëndë dhe e lodhshme.

Facebook: Puna?

Fituesi: Facebook, ku çdo ditë është pushim. A mundet ta hedhë poshtë dikush këtë?

 

USHQIMI DHE PIJA
Jeta reale: E shijshme, edhe pse duhet ta përgatitni, pasi darkat jashtë janë të shtrenjta.

Facebook: Koleksioni i verërave, siç i keni mbledhur në Bottlenotes, mund të lërë përshtypje te shoqëria juaj online, por vështirë se do t’ju shuajë etjen. Edhe më keq, freskimi i statusit me ndonjë ushqim. Në anën tjetër, aplikacionet si Local Pics ju këshillojnë ku të shkoni për ushqim jovirtual.

Fitues: Jeta reale, nga shumë kënde.

 

FAMILJA
Jeta reale: E tensionuar, me shumë komplikime, obligime dhe kriza, edhe pse gjithashtu jep lidhje domethënëse, me kuptim dhe emocionale.

Facebook: Aplikacioni We’re Related është i mirë, por familja dhe Facebook nuk duhen përzier. Kërkesat për “miqësi” turpërojnë fëmijët tuaj, derisa në anën tjetër mund të bëni shaka me sfera jo shumë të ndjeshme të jetës reale: “Kolegë njoftohuni me teze Karolinën dhe stilin e saj të maces.”

Fitues: Jeta reale.

 

GJUMI
Jeta reale:
Lumturi e plotë, veçanërisht pas një dite të lodhshme.
Facebook: Në rastin më të mirë e injoron dhe nuk kërkon ndonjë vëmendje adekuate për këtë nevojë themelore fizike.

Fitues: Jeta reale.

 

BISEDAT
Jeta reale:
Kërkon përkushtim dhe shpesh mendjemprehtësi, ose së paku duhet të jeni koherent dhe të komentoni.
Facebook: A je aty? Çka ka 3? Flm. Nuk ju duhet ta lodhni shumë trurin.

Fitues: Facebook.

 

DËGJIMI I MUZIKËS
Jeta reale:
Muzika live shpesh përcillet me djersë dhe shumë alkool, por mund të ketë edhe disa mangësi. Ndarja nga iPod është e vështirë.
Facebook: Nuk është shumë e përshtatshme, edhe pse iLike ju lejon të dëgjoni këngë nga Rhapsody.

Fitues: Jeta reale.

 

Dhe fitues është…
E pranoj se nuk ishte diçka shkencore, por me hesapin tim fiton Facebook. Tani më falni, se më duhet të freskoj statusin në Facebook. Në fund të fundit, nuk mund ta lë shoqërinë të presë.

 

Lajmet e fundit>