Blog

Facebook zbuloi një fushatë me mesazhe përçarëse politike dhe sociale financuar nga Rusia

Sep 7 2017
0 Shpërndarje
Kompania ishte e bindur por nuk mund ta konfirmonte se llogaritë ishin krijuar nga Agjencia e Kërkimit në Internet, një grup pro-Kremlinit me seli në Shën Peterburg. Facebook zbuloi një fushatë me mesazhe përçarëse politike dhe sociale financuar nga Rusia

Facebook tha se kishte zbuluar një fushatë e cila promovonte mesazhet përçarëse politike dhe sociale financuar nga Rusia në rrjetin e saj social.

Kompania tha se ishin shpenzuar të paktën 100,000 dollar në afro 3,000 reklama në një periudhë prej 2 vitesh deri në fund të muajin Maj të këtij viti.

Reklamat nuk mbështesnin ndonjë figure politike në veçanti, por reklamonin tematika rreth emigracionit dhe të drejtave racore.

Zbulimi i bë nga Facebook në bashkëpunim me autoritetet Amerikane. Çështja u kalua për hetim tek i njëjti prokuror i cili është duke hetuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale Amerikane.

Reklamat orientonin përdoruesit drejt 470 llogarive të cilat shpërndanin informacione të rreme dhe që binin ndesh me termat dhe kushtet e përdorimit të Facebook.

Kompania ishte e bindur por nuk mund ta konfirmonte se llogaritë ishin krijuar nga Agjencia e Kërkimit në Internet, një grup pro-Kremlinit me seli në Shën Peterburg.

Llogaritë tashmë janë mbyllur shprehej shefi i sigurisë pranë Facebook Alex Stamos.

Si u zbulua fushata?

Ajo u zbulua pas një hetim të brendshëm të kompanisë për mënyrën sesi abuzimin me rrjetin social mund të ketë influencuar në fushatën e zgjedhjeve presidenciale Amerikane.

Facebook, dhe themeluesi i tij Mark Zuckerberg, u përballen me kritika të ashpra vitin e kaluar për shpërndarjen e lajmeve të rreme.

“Ishte një hetim i gjërë kur përfshiheshin reklamat e blera nga llogari me adresa IP në SHBA por në gjuhën Ruse. Kështu zbuluam 50,000 dollar të shpenzuara në 2,200 reklama me mesazhe politike,” shprehej Stamos.

Lajmi erdhi një ditë pasi Facebook akuzohej se kishte manipuluar potencialin e reklamimit dhe shifrat e audiencës në platformën e saj. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>