Siguri

Facebook zbulon adresën dhe numrin e telefonit të përdoruesve

Jan 18 2011
0 Shpërndarje
Facebook zbulon adresën dhe numrin e telefonit të përdoruesve

Me fjalë të tjera, aplikacioni për Facebook tani mund të ketë qasje në adresën dhe numrin e telefonit, edhe pse aplikacioni ose uebfaqja mundet vetëm të marrë këtë informatë nëse i lejoni qasje për ta bërë.

Facebook shumë qartë e lajmëroi këtë rregull të re kundërshtuese në një postim në blog të botuar të premten.

Rrjeti më i madh shoqëror ka ngërthyer me çështjet rreth privatësisë dhe ndryshimi është mundim për përdoruesit të cilët kanë frikë që informatat personale të shpërndahen më gjerësisht se sa duhet. Kjo shpërndarje do të mund të ishte rrezik i spamit, identiteteve të vjedhura dhe më shumë.

Sophos, një ndërmarrje për siguri në Internet, ka paralajmëruar në një postim në blog që ndryshimi do të mund “të lajmëronte një shkallë të re për përdoruesit e Facebook-ut.”

Sophos shpjegon, “Tani, zhvilluesit nën hijen e aplikacioneve do të mund ta bëjnë lehtësisht mbledhjen e më shumë informatave personale nga përdoruesit. Ju mund të paramendoni, për shembull, që djemtë e këqinj do të mund të bënin një aplikacion mashtrues që grumbullon numrat e telefonave celularë dhe t’i përdor këto informacione për qëllime si spam për SMS ose t’i shesë te ndërmarrjet që duan të marrin vëmendje. Mundësia për qasje në adresat e shtëpive të përdoruesve do të mund të hapë mundësi për vjedhje të identiteteve, të kombinuar me të dhëna të tjera që tashmë janë shkëputur nga profilet e përoruesve në Facebook.”

Në anën tjetër, të gjitha pikat e ndërmarjes Facebook tregojnë që ndryshimi do të mund të ruante kohën e përdoruesve kur ata regjistrohen në uebfaqe të reja dhe shërbime online: “Më tepër se posedimi për të mbushur informacionin me çdo aplikacion të ri që instaloni, rrjeti shoqëror ua mundëson përdoruesve për të kryer të njëjtën gjë në një çështje të klikimeve.”

Postimi i ri nga Facebook duke treguar rregullën e re mori kritika të shumta nga komentuesit.

“Unë nuk mendoi se ndonjë zhvilluesit i duhet ky informacion nga përdoruesit e tij dhe Facebook duhet të ndalojë këtë sa më shpejt që të jetë e mundur pasi që kjo vetëm do të sjellë mllefin e qeverisë mbi ju për këtë,” shkruajti përdoruesi nga Facebook, John Sweeney Jr.

Një komentues tjetër, Tony Mazan, shkruajti, “Para se të të implementoni këtë veçori të bezdisshme, Facebook duhet të ndalojë skamerët nga ndërtimi i aplikacioneve mashtruese dhe njerëzit që bëjnë skam, këshilla ime për të gjithë në facebook do të jetë që të largohen të gjithë numrat dhe të bllokojnë çdo aplikacion që kërkon këto hollësi, Facebook është duke shkuar një hap më larg me këtë!!!!!!!!!!”

Një zëdhënës nga Facebook tregoi për Guardian:

Në Facebook ju keni kontroll absolut mbi informatat që ju i shpërndani, me kënd i shpërndani dhe kur dëshironi t’i largoni. Zhvilluesit tani kërkojnë leje për qasje në numrat e telefonave dhe adresat e shtëpive për të bërë ndërtime të aplikacioneve më të përdorshëm dhe më efikas në Facebook. Ju duhet të qartësisht të zgjedhni për të ndarë të dhënat tuaja para se ndonjë aplikacion ose uebfaqe mund të qaset dhe asnjë infomarcion privat nuk shpërndahet pa lejen tuaj. Si një hap shtesë për këtë veçori, ju nuk jeni në gjendje për të shpërndarë adresat e shokëve tuaj ose informatat për celularë të tyre.

Këto kujdesje për të pasur adresat e tyre dhe numrat e telefonit të shpërndarë me zhvilluesit e aplikacioneve për Facebook do të mund të gjenin kursin më të mirë të veprimit për të larguar këtë informacion nga profilet e tyre në Facebook./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>